Mercedes, si ‘vetëtimë’ në Monte Karlo

26/05/2016 00:00

Mercedes është shfaqur si një ‘vetëtimë’ në sesionin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Monte Karlos, teksa të dyja njëvendëshet regjistruan kohët më të shpejta. Pas 31 xhirosh me gomat ultra soft, versioni ekstra i këtij sezoni, britaniku e ndali kronometrin në kohën rekord të ditës 1:15.537.

Hamilton ishte vetëm 1 të dhjetën me shpejt se shoku i tij i skuadrës, Nico Roberg, ndërsa që ra në sy edhe një diferencë e ngushtë me Ferrarin. Sebastian Vettel ishte pak më shumë se 3 të dhjetat pas tyre, i vetmi nga gripi i pilotëve të tjerë në këtë sesion testesh që zbriti kohën nën 1 minuta e 16 sekonda.

Me gjithë përmirësimet që i kanë bërë motorit të tyre, 2 njëvendëshet Red Bull vendosën përkatësisht kohën e 4 dhe të 5 më të mirë, me australianin që ishte pak më mirë se Verstappen. Kimi Raikkonen përfundoi në vendin e 9 në këtë sesion. Nuk pati shumë shenja përmirësimi, ndërkohë për McLaren, edhe pse në fillim të javës u deklaruar se ndryshimet e bëra në Spanjë do të përmirësonin përformancën e makinës.

Kohët
1 Lewis Hamilton  Mercedes 1:15.537 31 xhiro
2 Nico Rosberg  Mercedes 1:15.638 0.101 39 xhiro
3 Sebastian Vettel  Ferrari 1:15.956 0.419 26 xhiro
4 Daniel Ricciardo  Red Bull Racing 1:16.308 0.771 29 xhiro
5 Max Verstappen  Red Bull Racing 1:16.371 0.834 30 xhiro
6 Daniil Kvyat  Toro Rosso 1:16.426 0.889 37 xhiro
7 Nico Hulkenberg  Force India 1:16.560 1.023 34 xhiro
8 Sergio Perez  Force India 1:16.697 1.160 28 xhiro
9 Kimi Raikkonen  Ferrari 1:16.912 1.375 24 xhiro
10 Carlos Sainz Jr.  Toro Rosso 1:17.130 1.593 39 xhiro
11 Valtteri Bottas  Williams 1:17.562 2.025 44 xhiro
12 Romain Grosjean  Haas F1 Team 1:17.599 2.062 33 xhiro
13 Fernando Alonso  McLaren 1:17.838 2.301 27 xhiro
14 Esteban Gutierrez  Haas F1 Team 1:17.909 2.372 25 xhiro
15 Jenson Button  McLaren 1:17.920 2.383 26 xhiro
16 Felipe Nasr  Sauber  1:18.187 2.650 29 xhiro
17 Kevin Magnussen  Renault F1 Team 1:18.274 2.737 34 xhiro
18 Marcus Ericsson  Sauber 1:18.301 2.764 33 xhiro
19 Felipe Massa  Williams 1:18.746 3.209 10 xhiro
20 Jolyon Palmer  Renault F1 Team 1:18.871 3.334 22 xhiro
21 Rio Haryanto  Manor Racing 1:20.528 4.991 28 xhiro
22 Pascal Wehrlein  Manor Racing 1:20.868 5.331 25 xhiro

Top Channel