Balaj kërkon të lërë gjurmë në Francë

26/05/2016 00:00

Historia e kulafikimit në evropian nisi pikërisht nga këmbët e tij, me atë supergol në Estádio Municipal de Aveiro, në 7 shtatorin e vitit 2014. Pas 2 vjet e gjysmë Bekim Balaj është në një formë optimale dhe kërkon që gjurmë të lërë edhe në finalet e Evropianit që starton pas 15 ditësh.

Në konferencën për shtyp sulmuesi shkodran është shprehur se nuk e tremb konkurrenca me sulmuesit e tjerë, por e rëndësishme është që skuadra të jetë në formën e duhur. “Mendoj se jam në një firmë optimale për të qenë i gatshëm me ekipin kombëtar. Kam zhvilluar një sezon të mirë. Në skuadër janë sulmues të fortë, por e rëndësishme është që të punojmë në maksimum”, deklaroi Balaj.

Finalet e evropianit janë historike për futbollin shqiptar, por akoma edhe më e madhe është rëndësia për ata që do të mbajnë veshur fanelat në këtë aktivitet. “Evropiani është një mundësi e artë për të gjithë, që të tregojnë vlerat e tyre. Unë mendoj se nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari, ne duhet te japim maksimumin në çdo ndeshje”, deklaroi Balaj.

Top Channel