Sherri familjar të lë me bark bosh

25/05/2016 00:00

Sherri në momentin e gabuar të lë me pjatë bosh. Kështu i ka ndodhur një familjeje luanësh me pesë anëtarë.

Gjahtarët ndanë nga kopeja e stërmadhe e buajve prenë e tyre, me vështirësi e vunë në shesh dhe në momentin kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, plas një zënkë ‘familjare’ se kujt i takonte luga e parë.

Në sherr e sipër, familja harroji ‘ushqimin’ në tryezë dhe bualli, jo vetëm që nuk kishte ngordhur, por arriti edhe të largohej në kohë dhe të bashkohej me kopenë e vet.

Video është bërë në parqet natyrore të Afrikës së Jugut.

Top Channel