Njihuni me Frederikun…hamshorin

25/05/2016 00:00

Frederiku i Madh është ai që po çmend rrjetin këto ditë. Bëhet fjalë për një kalë, që bota online ka pagëzuar si kali më i bukur.

Hamshori ka një faqe krejtësisht të veten në Facebook ku mban të përditësuar “me shëtitjet” dhe foto mbi 13 mijë ndjekësit e tij, shumica e të cilëve i janë bashkuar kohët e fundit.

Frederiku është banor i një ferme në Shtetet e Bashkuara dhe në shërbim të tij ka disa punonjës, që e kurojnë deri në detaj, aq sa flokët e tij do t’i kishin zili edhe modelet më të famshme të shampove.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel