Kampionati anglez nis epokën e supertrajnerëve

25/05/2016 00:00

Kampionati anglez vërtet nuk do të ketë Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon, por në sezonin e ardhshëm ky kompeticion pritet të bëhet edhe më spektakolar për shkak të trajnerëve, ose më saktë supertrajnerëve.

Mourinho. Guardiola. Klopp. Wenger. Conte. Pochettino. Dhe kush do të harronte Ranierin, trajnerin kampion që bëri realitet përrallën më të bukur në historinë e futbollit.

Manchesteri do të jetë arena ku do të luhet akti i dytë i betejës “Pep-Mou”, ndërsa “Speciali” ka hesape të pambyllura me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Guardiola do të jetë edhe përballë Klopp, trajnerin karizamtik të Liverpool, me të cilin është përballur në Gjermani. Gjermani ka qenë i pamëshirshëm edhe ndaj Mourinhos në kohën kur ky i fundit ishte tek Reali kur e eliminoi në Champions dhe e mposhti në dhjetor në “Stamford Bridge”.

Trajneri i Tottenham, Pochettino, po vlerësohet në ishull për punën që ka bërë me skuadrën londineze, pavarësisht se sezonin e mbylli në vendin e tretë. Përpos kësaj, argjentinasi ka krijuar edhe boshtin e kombëtares angleze më Harry Kane, Eric Dier, Dele Alli, Danny Rose and Kyle Walker.

Arsene Wenger është nën presionin për të fituar trofe, sidomos pas një sezoni ku tifozët dolën hapur kundër francezit.

Ndërkohë, Antonio Conte do të ketë punë të vështirë me Chelsean, një klub që kërkon të rikthehet tek trofetë pas një sezoni të dobët. Ndërsa Ranieri do të bëjë të pamundurën që të përsërisë suksesin e sezonit që sapo u mbyll.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel