Transferimi tek Arsenal, Cana uron Granitin: Por më 11 qershor fitojmë ne

25/05/2016 00:00

Skuadra londineze e Arsenalit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka.

Për kalimin e tij nga Gjermania në Angli, vëllai i vogël i Taulantit ka marrë shumë urime, ndërsa një të tillë është kujdesur t’i bëjë edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Mirëpo, pasi fillimisht e uron 23-vjeçarin, Cana “hap luftën” duke thënë se më 11 qershor, datë kur do të luhet sfida Shiqpëri-Zvicër, kuqezinjtë do të dalin të fituar.

“Urime vëlla për transferimin tek Arsenal e meriton plotësisht!!! Të dëshiroj sa më shumë suksese dhe lumturi! Por, më 11.06 fitojmë ne! Gjitha të mirat vëlla!”, shkruan Cana në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Top Channel