Selena në kopertinën e “Vogue Brasil”

25/05/2016 00:00

Ajo është një aktore dhe këngëtare e suksesshme, por Selena Gomez së fundmi ka treguar se do të jetë edhe pjesë e një prej firmave më të famshme të modës në botë.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Instagram”, 23-vjeçarja ka zbuluar kopertinën e revistës “Vogue Brasil”, ku shihet teksa përqafon drejtorin krijues të Louis Vuitton, Nicolas Ghesquiere.

Ndërkohë që ka publikuar këtë kopertinë, Selena ka lënë të nënkuptohet se një projekt i mundshëm mund të vijë së shpejti mes dyshes, duke shkruar: “Kopertina ime për “Vogue Brasil” me Nicolas Ghesquiere. Gjëra emocionuese janë duke ardhur me këtë mashkull të mrekullueshëm”.

Në foton bardhë e zi, Selena shihet teksa përqafon stilistin francez 45-vjeç nga pas, ndërkohë që ai ka vendosur duart e tij mbi të sajat.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel