Australi, lakuriqët e natës janë kthyer në makthin e banorëve

25/05/2016 00:00

Me mijëra lakuriqë nate kanë mësyrë qytetin “Batemans Bay” të New South Wales në Australi, duke u kthyer në një makth të vërtetë për banorët. Tufa të tëra të “dhelprave fluturuese”, siç i quajnë disa, janë vendosur në qytetin jugor këto dy vitet e fundit duke krijuar koloni atje, e me kalimin e kohës numri i tyre është trefishuar.

Duke qenë specie të vendit në Australi, lakuriqët e natës mbrohen me ligj, e për këtë arsye edhe nuk mund të asgjësohen, çfarë i detyron autoritetet të kërkojnë rrugë të tjera për të vënë nën kontroll shumimin e tyre të pafrè.

“Çdo mëngjes, pa ekzgjerim ju them, më duhet të çohem e të laj makinën, sepse e gjej në gjendje të mjerueshme”, tha Kent Leëis, banor.

Sipas medieve lokale, gjitarët fluturues po shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në zonë e i mbajnë turistët larg, duke ndikuar dhe mbi çmimet e pronave.

“Mendoj se është një katastrofë e mirëfilltë natyrore, është katastrofë për banorët, por edhe për florën dhe faunën e këtushme”, tha Andrew Constance, ligjvënës.

Raportet në shtypin australian tregojnë se, qeveria rajonale e New South Wales është angazhuar të përdorë 2.5 milionë dollarë për zgjidhjen e këtij problemi të ngutshëm.

Top Channel