Ja cilët janë shefat ekzekutivë më të paguar të botës

25/05/2016 00:00

Ata janë të superpaguar në cilëndo kompani që drejtojnë, por të qenit në koorporatat më të mëdha të botës i bën ata edhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shefat ekzekutivë paguhen kaq shumë vetëm e vetëm që të “pasurojnë” edhe më shumë kompanitë që drejtojnë.

Një studim i bërë nga “Associated Press” dhe firma e të dhënave ekzekutive “Equilar”, ka nxjerrë se cilët janë shefat ekzekutivë më të paguar në botë dhe ata me rënien më të madhe të të ardhurave gjatë vitit të kaluar, nga secila industri. Rezultati i studimit tregon se drejtuesit e kompanive të kujdesit shëndetësor kanë siguruar miliona të ardhura më shumë sesa homologët e tyre në industri të tjera.

Por cilët janë shefat ekzekutivë më të paguar për 2015-n?

1. Dara Khosrowshahi, “Expedia”, 94.6 milionë dollarë, me rritje prej 881 për qind.
2. Leslie Moonves, “CBS”, 56.4 milionë dollarë, me rritje prej 4 për qind.
3. Philippe Dauman, “Viacom”, 54.1 milionë dollarë, me rritje prej 22 për qind
4. Leonard Schleifer, “Regeneron Pharmaceuticals”, 47.5 milionë dollarë, me rritje prej 13 për qind.
5. Robert Iger, “Walt Disney”, 43.5 milionë dollarë, me rënie prej më pak se 1 për qind.
6. Sandeep Mathrani, “General Growth Properties”, 39.2 milionë dollarë, me rritje prej 702 për qind.
7. Brian Roberts, “Comcast”, 36.2 milionë dollarë, me rritje prej 10 për qind.
8. Marissa Mayer, “Yahoo”, 36 milionë dollarë, me rënie prej 15 për qind.
9. David Cote, “Honeywell International”, 33.8 milionë dollarë, me rritje prej 43 për qind.
10. Marc Benioff, “Salesforce.com”, 33.4 milionë dollarë, me rënie prej 16 për qind.

Për studimin e tyre të përvitshëm, “Associated Press” ka përdorur të dhënat e ofruara nga “Equilar”, firmë ligjore për të dhënat ekzekutive. “Equilar” ka shqyrtuar me hollësi të dhënat mbi pagat e 341 shefave ekzekutivë në total.

Top Channel