Franca humbet Varane, Rami në formacionin e “bluve”

25/05/2016 00:00

Problemet nuk kanë të përfunduar për përfaqësuesen franceze në prag të Kampionatit Europian të Futbollit.

Skuadra transalpine humbet mbrojtësin Rafael Varane për shkak të një dëmtimi gjë që u konfirmua edhe nga Federata Franceze e Futbollit.
Në një komunikatë për shtyp, drejtuesit e këtij institucioni deklaruan se Varane i cili e bëri debutimin e tij me Francën në 2013 vuan një dëmtim muskular që mund ta mbajë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Duke parë këtë situatë, Didier Deschamps po mendon që vendin e Varan në formacion ta zërë mbrojtësi i Sevillas, Adil Rami, i cili fillimisht u mendua të ishte si lojtar rezervë.

Vlen të theksohet se Franca nuk do të ketë në dispozicion as Sako të pezulluar për shkak dopingu, ndërsa Benzema e Valbuena janë lënë jashtë si pasojë e skandalit të shantazhit kundrejt mesfushorit të Lionit.

Top Channel