UEFA, teste antidoping te kuqezinjtë

25/05/2016 00:00

Futbollistët e kombëtares shqiptare iu nënshtrohen testeve antidoping. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, përfaqësues të UEFA mbërritën në Bad Valtersdorf, ku ndodhet skuadra jonë përfaqësuese duke përzgjedhur 8 lojtarët që kryen këto kontrolle që bëhen vazhdimisht nga qeveria e futbollit europian.

Ata që u thirrën për të kryer testet antidoping ishin portieri Berisha, kapiteni Cana, Gjimshiti, Lenjani, Memushaj, Abrashi, Hysaj e Cikalleshi.

Ndërkaq, trajneri De Biasi pret që të plotësojë skuadrën e tij edhe me futbollistët e tjerë Aliji, Taulant Xhaka dhe Ansi Agolli të cilët pritet të mbërrijnë në Bad Valtersorf ditën e enjte

Kombëtarja shqiptarë në 29 maj do të luajë miqësoren me Katarin, ndërkohë që në 3 qershor do të përballet me Ukrainën.

Top Channel