E dashura thyen legenin, ai ofron 6 muaj pushime për fizioterapistin

25/05/2016 00:00

Një burrë i dëshpëruar për gjendjen e të dashurës së tij ka ofruar pushime 6-mujore në Karaibe për atë fizioterapist që do ta ndihmojë atë të ecë sërish normalisht.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, 29-vjeçari Jeremie Tronet i cili drejton një qendër sërfi në Grenadines ka apeluar për një fizioterapist të mirë i cili do të fluturojë drejt ishullit i shoqëruar për të kuruar të dashurën e tij.

Tronet ka bërë të ditur se të gjitha shpenzimet, nga fluturimi deri tek ushqimi, do të jenë të paguara nga ai.

Zoe Schaffer-Jennett do i duhet çdo ditë ndihma e një fizioterapisti që ajo të fillojë të ecë sërish pas 4 ndërhyrjeve kirurgjikale për të ngjitur pjesën e femurit  dhe periudha e riaftësimit mund të marrë nga 5-6 muaj.

Top Channel