Duel i heshtur? De Biasi “përgjigjet” me një videomesazh

24/05/2016 00:00

Pak ditë para fillimit të përgatitjeve finale për Euro 2016, fillojnë shenjat e para të një dueli të heshtur mes trajnerit De Biasi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Presidenti Duka botoi një letër të hapur ku përtej respektit për zgjedhjet e trajnerit, flet me admirim për Salihin.

Por, të njëjtën ditë për të komunikuar me tifozët zgjodhi edhe trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi. Italiani duket se dubloi menjëherë mesazhin e dhënë nga presidenti Duka, por që kësaj radhe ishte edhe ai në shqip.

Ndryshe nga punëdhënësi i tij, ai anashkaloi çështjen “Salihi” dhe u fokusua vetëm tek tifozët kuqezi.

“Çuna, ju pres në Bergaamo për të na shtyrë drejt Europianit. Përshëndetje”, thotë De Biasi në videomesazhin e tij.

Top Channel