Vardy martohet, prindërit nuk do të jenë të pranishëm

24/05/2016 00:00

Jamie Vardy do të martohet nesër me të fejuarën e tij Becky Nicholson. Sulmuesi i Leicester do të jetë i rrethuar nga miqtë e tij, por jo nga familja, pasi prindërit kanë dy vjet që nuk i flasin për shkak se nuk i pëlqejnë zgjedhjen që ka bërë.

Nëna Lisa dhe njerku Phil, i cili e ka rritur që të vogël futbollistin anglez, kanë thënë për “Daily Star” se nuk do të jenë të pranishëm në ceremoni.

“Nuk kemi më kontakte me djalin tonë. Është shumë e trishtueshme. Gjithçka ndryshoi kur hyri në mes ajo grua“, tha Phil.

Mësohet se as gjyshërit e Vardy nuk do të jenë në ceremoninë, fotot e së cilës do të jenë ekskluzivitet i revistës “Hello“.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel