Liljana: Dashuria për motrat që më pritën foshnje e më përcollën nuse

24/05/2016 00:00

19 vite më parë motrat e kishës katolike “Bijtë e Dashurisë” në Mollas të Elbasanit, pranuan në qendrën e tyre një vajzë të vogël jetime.

Atë kohë Liljana Qafa ishte vetëm dyjavëshe, por pavarësisht se nuk i kishte prindërit, vajza nuk u ndje kurrë vetëm pasi u rrethua nga dashuria e murgeshave që u bënë si nëna të dyta. Edhe pse nuk jeton më këtu, sot Lili ka ardhur në “shtëpinë” e dikurshme ku ka ndarë shume kujtime.

Cddo cep muri ngjall nostalgji për 19-vjeçaren e cila me zemër është ende këtu. Dhoma ku ka qëndruar, krevati, objektet e dhomës… çdo gjë e kthen në kohë.

Përpara një viti, e reja ra në dashuri me një djalë 25-vjeçar po nga Mollasi, Arjolin. Ajo ua kishte mbushur plot zemrën motrave katolike. Ndaj ato vendosën t’i dhurojnë dhe diçka të fundit.

Me të ardhurat që kishin kursyer, motrat organizuan një dasmë tradicionale shqiptare, ku veç pjesëtarëve të qendrës, ishin të ftuar edhe banorë të zonës.

Misioni i nisur 19 vite më parë mund të quhet i përfunduar. Liljana tashmë ka familjen e saj dhe jeton e lumtur, falë dashurisë pa kushte që mori nga murgeshat italiane.

Top Channel