Një kopje e rrallë e “Kapitali” të Karl Marksit, e firmosur nga ai vetë dhe e ruajtur me fanatizëm që prej vitit 1867 në familjen e filozofit Johann Georg Eccarius, pritet të shitet në ankand për 120.000 paundë.

“Das Kapital” i botimit të parë i dedikohej Eccariusit të përshkruar dikur nga Marksi si njëri prej miqve të vetë më të vjetër e më të ngushtë, por miqësia e tyre do të përfundonte më vonë me hatërmbetje e etiketime të shëmtuara.

Volumi i parë ishte i vetmi i publikuar gjatë kohës kur Marksi ishte gjallë dhe kopjet e prezantimit të tij janë tmerrësisht të pakta. Firma e tij mbi atë libër shoqërohet me datën 18 shtator 1867, që do të thotë vetëm katër ditë pasi vepra e shndërruar në shtyllë të ideologjisë majtiste do t’i ofrohej publikut të gjerë.

Eksperti i librave, Simon Roberts e përshkroi ekzemplarin që del në shitje më 15 qershor në Londër, si një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm të librit që ndryshoi botën.

Ai jetoi shumë më gjatë se miqësia e Marksit me Eccariusin, e kthyer në sekretarin e përgjithshëm të Internacionales së parë, i cili në fund u gjend edhe përballë akuzave se ishte informator i policisë.

Pasi konstatoi se rendi ekonomik është baza mbi të cilën ngrihet superstruktura politike, Marksi vëmendjen më të madhe e përqendroi tek studimi i tij dhe këtij fenomeni i kushtoi dhe “Kapitali”-n e tij.

Top Channel