Petkoviç: Shqipëria, kundërshtar i vështirë për t’u mundur

24/05/2016 00:00

Trajneri i skuadrës së Zvicrës, Vladimir Petkoviç e ka një mendim për Shqipërinë; skuadër e vështirë dhe e aftë që të arrijë shumë lart.

Në një intervistë dhënë për Federatën Shqiptare të Futbollit, sfidën me “Kuqezinjtë” ai e quan si “të veçantë, që nuk duhet të tejkalojë konturet e futbollit”. Trajneri i helvetëve ka folur për grupin, objektivat, skuadrën më të fortë dhe pretendendët.

Pyetje: Çfarë pritshmërish keni nga ekipi i Shqipërisë?

Vladimir Petkoviç: Së pari, ekipi shqiptar e meritoi totalish kualifikimin. Ata bënë një punë të mirë në një grup që nuk ishte i lehtë. Një ekip që mundi Portugalinë në Portugali është i aftë të arrijë edhe më shumë. Kanë lojtarë shumë të fuqishëm. Kanë një frymë ekipi shumë të mirë. Janë ekpi i vështirë, jo vetëm për ekipin e Zvicrës. Ana mediatike ka shumë emocione, madje është përdorur dhe terminologji e arteve marciale për këtë ndeshje. Me të vërtetë është një ndeshje e veçantë, megjithatë në fund të fundit mbetet një ndeshje futbolli, që do e fitojë skuadra më e mirë.

Pyetje: Shumë lojtarë shqiptarë luajnë për ekipin zviceran. Kë njihni më mirë nga ata?

Petkoviç: Ne i njohim shumë mirë dhe e di mjaft mirë që ka dhe lojtarë të tjerë nga kampionate të ndryshme. Nuk ka nevojë të përmendim emra.

Pyetje: Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e drejtoi Shqipërinë për të parën herë në histori në Kampionatin Europian.

Petkoviç: Një punë e mirë nga një person e shkëlqyer. Ne luajtëm kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe ishin një ekip shumë i vështirë për t’u mundur. Deri më tani, ata janë përmirësuar shumë. Mendojmë që De Biasi ka gjetur talentet, shpirtin dhe disiplinën e duhur.

Pyetje: Rruga për në “Euro 2016” ishte e vështirë. Pas tre humbjeve u renditët të dytët pas Anglisë në Grupin E. Kush janë objektivat tuaja për në Francë?

Petkoviç: Ne kërkojnë të kalojmë fazën e grupeve dhe të mbërrijmë në pjesën e dytë të turneut. Kur të mbërrijmë aty, do të gjejmë kohën për të shpallur synimet.

Pyetje: Në raundin e parë do të luani kundër Francës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është kundërshtari më i fortë për ju?

Petkoviç: Të treja janë ekipe të forta. Nuk do ishin pjesë e kampionatit nëse nuk do të ishin të forta. Nuk mendojmë se kampionati me 24 skuadra është ide e keqe. Ekipet më të mira të Europës luajnë në ‘‘Euro 2016” çfarë mund të kërkosh më tepër? Megjithatë , kjo do të thotë se rruga drejt qëllimit tonë do të jetë shumë e vështirë. Nëse doni një emër për pyetjen, unë them Franca. Ata janë favoritët jo vetëm të Grupit A, por dhe për fitimin e titullit.

Pyetje: Kush do ta fitojë Kampionatin Europian 2016?

Petkoviç: Franca.

Top Channel