Ndeshje futbolli me 2357 lojtarë

24/03/2016 12:05

Kili ia del të shënojë emrin e tij në librin e rekordeve Guinness. Në fundjavë, në vendin amerikano-latin u zhvillua ndeshja e futbollit me numrin më të madh të lojtarëve në fushën e lojës.

Në këtë ndeshje u aktivizuan plot 2357 futbollistë profesionistë dhe amatorë. Në fakt synimi i kilianëve ishte vendosja e rekordit botëror për ndeshjen më të gjatë, por në këtë rast ende nuk ka ardhur ndonjë konfirmim.

Ndeshja e veçantë e futbollit u zhvillua në Santiago dhe zgjati 5 ditë. Ajo nisi të martën e kaluar për të luajtur gjithsej për 120 orë.

Një prej gjykatëvse të Guinness, Evelin Carrera konfirmoi rekordin për numrin më të lartë të fushën e lojës.

Vlen të theksohet se në total aplikuan për të luajtur këtë sfidë të vecantë 3800 persona të moshës mbi 16 vjeç.

Top Channel