Hakmarrja origjinale ndaj ish-it

24/05/2016 00:00

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet më mirë e ftohtë. Një 29-vjeçare e tradhtuar nga ish i dashuri i saj, ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për t’i kthyer kusurin; t’i tregojë se çfarë ndodh në episodin e radhës të serialit të tij të preferuar.

Një përdorues i rrjetit social Reddit me emrin “Khalessisscorned” kërkoi ndihmë nga komuniteti online për të shpëtuar nga ish-i i vet që i dërgon përmbledhjet e episodeve të sezonit të gjashtë të Game of Thrones, ende pa i parë.

“Unë dhe ish-i im, po e quajmë Dany, (Dany është personazh i filmit) ishim bashkë për rreth 1 vit. U ndamë pak muaj më parë. Gjatë periudhës që ishim bashkë nga ajo u njoha me Game of Thrones dhe krijova varësi ndaj filmit. Por që pas ndarjes, ish-i gjen gjithmonë mënyrën që të më nisë atë se çfarë ndodh në episodin e radhës para se të shoh. Kjo është një torturë për mua. Më ndihmoni!”, shkruan i riu.

Por kur i riu ka vendosur të bëjë këtë thirrje për ndihmë, ndoshta ka harruar faktin që interneti është më hakmarrës. Përdoruesit jo vetëm që nuk ja zgjidhën ‘problemin’, por ja trashën akoma më shumë atë duke i nisur edhe ata vetë përmbajtje nga episodi i radhës. 

Top Channel