Calvin Harris, me fat që i ka shpëtuar këtij aksidenti

24/05/2016 00:00

Fotot nga aksidenti ku u përfshi Calvin Harris tregojnë se sa më fat ka qenë DJ skocez që ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të vogla.

Në fotot që kanë pushtuar mediat rozë, makina e kuqe e tipit “Volkswagen Beetle” e cila është përplasur me makinën e Harris, është dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme, duke dalë në pah edhe pjesët mekanike.

Makina me të cilën po lëvizte Harris, u përplas nga një makinë, e cila drejtohej nga femër ndërsa ishte e mbushur me adoleshentë. Fillimisht makina Beetle humbi kontrollin duke u përplasur me malin dhe njëkohësisht me makinën e Harris, ku ai ishte pasagjer.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel