Sekreti për një marrëdhënie të lumtur është i thjeshtë

23/05/2016 00:00

Sekreti për një marrëdhënie të lumtur është në fakt diçka që ne e kemi bërë gjithmonë.

Stabiliteti.

Një studim i ri tregon se nuk është e nevojshme inteligjenca e partnerit tuaj, shëndeti apo edhe kërkesat për seks që e bëjnë një lidhje të zgjasë. Në vend të kësaj, është besimi se ju keni zgjedhur partnerin më të mirë të mundshëm.

Në terma pak më delikate, kjo varet nga vlera e partnerit tuaj në lidhje me partnerët e tjerë të mundshëm.

Tani kjo është e rëndësishme, Daniel Conroy-Beam, autori i studimit,  e quan atë “vlera e mospërputhjes me partnerin”.

“Disponueshmëria e partnerëve të cilët plotësojnë më së miri preferencat e njërit, zvogëlon kënaqësinë e marrëdhënies në çift, sidomos për njerëzit që lidhen me partnerë më vlera më të ulëta se sa vetja e tyre”, thotë Beam.

Fluksi i takimeve përmes rrjeteve rrit mospërputhjet në vlera mes çifteve, duke siguruar një numër të pafund opsionesh, që do të thotë se kërkimi për vajzën/djalin e ëndrrave bëhet një proces konsumues dhe potencialisht i pafund.

Pra, kush është çelësi për një marrëdhënie të kënaqshme, të lumtur? Të bindesh se është në rregull për t’u vendosur para realitetit në vend që të presësh për ëndrrën

Top Channel