Microsoft i bashkohet luftës ndaj terrorizmit

23/05/2016 00:00

Microsoft është bashkuar më në fund me gjigantët e tjerë të teknologjisë për të mposhtur terrorizmin online.

Kompania pranoi se “përmbajtje terroriste” janë publikuar nga persona që përdorin shërbimet e saj, duke përfshirë këtu edhe Xbox Live dhe email-et Outlook.

“Terrorizmi është një nga çështjet urgjente të kohës sonë”, ka deklaruar Microsoft. “Ne jemi të vendosur që të bëjmë pjesën tonë për të adresuar përdorimin e teknologjisë për të promovim apo rekrutim”.

Është ende e paqartë se në çfarë do të konsistojë saktësisht angazhimi i Microsoft në strategjinë antiterrorizëm, por kompania ka deklaruar se nuk do të ketë censurë në motorin e saj të kërkimit Bing.

“Ne do të heqim linke që lidhen me terrorizmin nga Bing vetëm kur të kërkohet nga ligjvënësit lokalë”, ka bërë të ditur Microsoft. 

Top Channel