Ibra në Manchester, lojtar dhe zv.trajner

23/05/2016 00:00

Në Angli dhe Holandë janë të sigurtë; Zlatan Ibrahimovic është një lojtar i Manchester United.

De Telegraaf në Holandë dhe Dailystar në Angli shkruajnë në versionet e veta online se sulmuesi shtatlartë suedez ka pranuar ofertën e Mourinho-s dhe në verë do të kalojë me parametra zero në Premier Lige.

Të njëjtat burime thonë se Ibra do ta nisë si lojtar e më pas do të provojë edhe karrierën si ndihmës/trajner i portugezit dhe me shumë gjasa Mourinho-s do t’i bashkohet edhe uellsiani Ryan Giggs.

Për momentin asgjë nuk është zyrtare. Manchester United nuk ka konfirmuar ende shkarkimin e Louis Van Gaal dhe stafit të tij, megjithëse largimi i tyre është vulosur tashmë.

Top Channel