Brenda qytetit fortesë, ku dikur jetonin 33,000 persona

23/05/2016 00:00

Para se të shembej në vitin 1994 qyteti i “Murosur” Kowloon ka qenë vendbanimi me dendësinë më të madhe të popullsisë në tokë.

Rreth 33,000 persona kanë jetuar në këtë zonë të Hong Kong-ut, ku krimi ishte i pranueshëm si pjesë e jetës së përditshme.

I populluar nga familje, pronarë biznesesh, përdorues droge dhe anëtarë bandash, godina ishte ngritur mes territorit të diskutueshëm mes Kinës dhe Hong Kong-ut të drejtuar nga britanikët, të dyja palët ranë dakord në vitet 80′ që ta prishnin dhe në vend të tij të ndërtonin një park.

Fillimisht ky objekt kishte funksionuar si bazë ushtarake për Kinën, e cila u pushtua më pas nga forcat japoneze, por pas tërheqjes së tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u popullua nga njerëz të pastrehë.

Pas kalimi të disa dekadave, ajo vu nën kontrollin e krimit të organizuar, siç ishte edhe “TRIADA”.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel