Italia në “Euro 2016”, Conte thërret 30 futbollistë

23/05/2016 00:00

Antonio Conte ka përzgjedhur 30 futbollistë për turneun përgatitor përpara Europianit.

Në zgjedhjet e trajnerit risitë Ogbonna dhe Rugani në mbrojtje, në mesfushë Jorginho dhe Sturaro, ndërsa është ende e paqartë gjendja e mesfushorëve Thiago Motta dhe Montolivo. Një vend ka zënë edhe Insigne, ndërsa më 31 maj trajneri Italian do të vendosë vetëm për 23 emra.

Grumbullimi i Italisë nis të martën në orën 12:00 në qendrën e ekipeve kombëtare në Coverciano, në një grumbullim që do të zgjasë deri në shtunën, ditë kur do të udhëtojë drejt Maltës, për përballjen që do të luajë të dielën me Skocinë.

Pas dëmtimit të dy mesfushorëve Marchisio e Verrati, gjendja e alarmit mbetet edhe për mesfushorin PSG, Thiago Motta, si edhe për milanistin Montolivo, ndaj në këto kushte mbahen në gatishmëri, Jorginho dhe Sturaro.

Të përzgjedhurit e trajnerit Conte

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Federico Marchetti (Lazio), Salvatore Sirigu (Paris Saint Germain)

Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Angelo Obinze Ogbonna (West Ham), Daniele Rugani (Juventus) Esterni: Federico Bernardeschi (Fiorentina), Antonio Candreva (Lazio), Matteo Darmian (Manchester United), Mattia De Sciglio (Milan), Stephan El Shaarawy (Roma), Davide Zappacosta (Torino)

Mesfushorë: Marco Benassi (Torino), Giacomo Bonaventura (Milan), Daniele De Rossi (Roma), Alessandro Florenzi (Roma), Emanuele Giaccherini (Bologna), Jorge Luiz Jorginho (Napoli), Riccardo Montolivo (Milan), Thiago Motta (Paris Saint Germain), Marco Parolo (Lazio), Stefano Sturaro (Juventus)

Sulmues: Citadin Martins Eder (Inter), Ciro Immobile (Torino), Lorenzo Insigne (Napoli), Graziano Pellè (Southampton), Simone Zaza (Juventus).

Top Channel