Zëvendësuesi i Ibrës, PSG e gjen të Gonzalo Higuain

23/05/2016 00:00

Në Francë janë të sigurt; Gonzalo Higuain është zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze “Le Parisien”, drejtuesit e kampionëve të Ligue 1 janë takuar me vëllain dhe njëkohësisht agjentin e sulmuesit argjentinas për t’i ofruar 60 milionë euro për blerjen e kartonit të Higuain.

Por, kjo çështje duket se është disi e komplikuar pasi ekziston një version tjetër i bisedimeve mes palëve sipas të cilit është vetë agjenti i Higuain që u ka bërë një propozim drejtuesve të PSG për pagën e futbollistit, propozim që nuk është refuzuar nga klubi transalpin.

Top Channel