Kukësi merr Kupën, stadiumit i vjedhin penalltinë

23/05/2016 00:00

Në futboll penalltitë shpesh janë fat dhe Kukësi pati shumë fat në të tretën tentivë për të fituar Kupën e Shqipërisë, të luajtur të dielën në mbrëmje. Pikërisht falë ekzekutimit të tyre skuadra kuksiane mori të pari trofe në historinë e klubit, në një përballje jo shumë të lehtë me Laçin.

Por entuziazmi i fitimit të këtij trofeu ka shfrenuar fantazinë e stafit, futbollistëve a ndoshta edhe të tofozëve kuksianë, që fatin nuk e lanë sheshit, por e morën me vete. Të paktën kështu dëshmon kjo foto në të cilën duket qartë që nga fusha e stadiumit Qemal Stafa është shkëputur ajo copë e fushës e shënjuaar si pika e penalltisë.

Për të kuptuar më shumë ndoshta duhet të zbulojmë në muzeun e skuadrës kuksiane, ku mbase mund të ketë zënë vend bashkë me trofeun e kupës. E sigurt është që Laçit nuk i mbeti asgjë në këtë sezon.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel