Korabi në Superiore, Bashkia e nderon me titullin “Qytetar Nderi”

23/05/2016 00:00

Ekipi i futbollit të Korabit është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Dibrës, pas suksesit që arriti duke hyrë në Kategorinë Superiore.

Ceremonia është organizuar në pallatin e sporteve të këtij qyteti. Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, foli për nevojën që ka qyteti për ndërtimin e një stadiumi të ri.

Fitorja me Kastriotin në stadiumin modest të Peshkopisë e fut ekipin e këtij qyteti në listën e më të mirëve pas 55 vitesh.

Top Channel