Ronaldo, relaks në diell përpara finales

23/05/2016 00:00

Ronaldo ka zgjedhur të relaksohet përpara finales së Ligës së Kampioneve, në derbin që vendos të gjithë fatin për Realin e Madridit. Portugezi ka zgjedhur rrezet e diellit në ajër të pastër, në vilën e tij në Madrid, në dy ditët e pushimit që trajneri Zidane u ka dhënë futbollistëve madrilenë.

Portugezi, që është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, e ka shpërndarë vet foton nëpërmjet profilit të tij në “Instagram”. Forma e tij fizike duket optimale në prag të përballjes me Atletico Madrid, ndërsa nuk ishte pjesë e skuadrës për takimet gjysmëfinale me Manchester City.

Portugezi ka shënuar 16 gola në këtë sezon të Champions League dhe është vetëm një gol larg nga rekordit historik që e mban po vet ai, me 17 gola të shënuara gjatë një sezoni Championsit, pikërisht në sezonin 2013-2014.

Top Channel