Dëmtohet Luis Suarez, rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës

23/05/2016 12:15

Uruguaji fillon të lutet për Luis Suarez. Sulmuesi 29-vjeçar pësoi një dëmtim muskular gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Sevijës në finalen e Kupës së Mbretit,  duke u larguar nga fusha e lojës në minutën e 55, pa i fshehur aspak lotët në sy, duke vënë në dyshim praninë e tij në Kupën e Amerikës.

Sipas stafit mjekësor, Suarez ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe pritet përcaktimi i kohës së riaftësimit të tij. Te përfaqësuesja uruguajane tashmë priten me ankth pergjigjet e analizave mjekësore për sulmuesin e Barcelonës, i cili e mbylli këtë sezon me 59 gola të shënuar, 40 nga të cilet vetëm në kampionat.

“Copa America Centenario” do të nisë në 3 qershor, ndërsa Uruguaji do të luajë ndeshjen e tij të parë në këtë turne në 5 qershor.

Top Channel