Argjentinë, futbollisti vret kundërshtarin me një goditje në laring (KUJDES! Pamje të rënda)

23/05/2016 00:00

Micael Favre, lojtar i San Jorge de Villa Elisa, vdiq pasi mori një goditje në laring nga një futbollist i Defensores de Colón. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin rajonal të Kolonit, në provincën e Entre Rios.

Në minutën e 24-t, futbollisti Micael Favre pati një dyluftim të ashpër me Alejandro Quintana, i cili pa dashje e goditi me gju në laring. Pasi u rrëzua në tokë, Favre iu hakërrye kundërshtarit të tij, por pak çaste më vonë u rrëzua duke u dridhur.

Ndeshja u pezullua menjëherë, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit rajonal. Favre u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

“Ishte një goditje e fortë dhe nuk mund të bënim dot asgjë”, tha mjekja Villa Elisa.

Top Channel