Pasagjerët e autobusit shpëtojnë mrekullisht

22/05/2016 00:00

Pamje që shpesh i shohim në filma dhe na duken të pabesueshme të ndodhin në realitet, por në Indi ka ndodhur një ngjarje vërtetë e veçantë e cila fatmirësisht nuk ka pasur një fund të hidhur.

Të paktën 25 pasagjerë autobusi kanë shpëtuar mrekullisht pas shembjes së mbikalimit në Junagarh në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë.

Autobusi mbeti i varur në urën e shembur menjëherë pasi kishin kaluar gomat e para të mjetit. Pasagjerët fajësojnë qeverinë për mirëmbajtje të dobët të mbikalimit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel