Kosova luan në Europë, Ferronikeli në Champions League

22/05/2016 00:00

Hyrja në UEFA dhe FIFA ka sjellë pashmangshmërisht për klubet serbe, një rival të padëshirueshëm në arenën ndërkombëtare të futbollit, dhe i pari që mund të gëzojë nga liberalizimi i kufijve këtë muaj, është ekipi i Ferronikelit.

Skuadra kampione e futbollit kosovar po bën të pamundurën që të plotësojë të gjitha kriteret që kërkon UEFA për ndeshjet e ndërkombëtare.

Kampionët në fuqi, do të jenë skuadra e parë në historinë e futbollit të Kosovës, që do ta përfaqësojnë vendin shqipfolës në Champions.

Kampioni dhe fituesja e Kupës së Kosovës, do të marrin pjesë në garat europiane, Champions League dhe në Europa League.

Skuadra nga Drenasi deri më 31 maj, duhet të përmbushë kriteret e UEFA për pjesëmarrjen në kualifikimet e elitës së futbollit kontinental. Presidenti i Ferronikelit, Arton Berisha në një intervistë për KosovaPress, është shprehur i bindur se deri në fund të këtij muaji do kalojnë pengesat burokratike.

“Ne jemi në fazën e përgatitjeve, në fakt ne jemi që dy ditë në konsultime më zyrtarët e UEFA-së për mënyrën dhe formën e cilësimit. Janë disa kritere të cilat duhet t’i plotësojmë para se të dalim në Europë. Ne jemi duke u kompletuar dhe besoj së shumë shpejt deri në afatin e paraparë nga UEFA do t’i plotësojmë këto kritere. Sipas rregullave të UEFA-së janë disa kritere, janë pesë kritere; kriteri sportiv, kriteri për të rinjtë, kriteri për administrate, kriteri financiar, pak a shumë këto janë kriteret, mirëpo janë edhe nën kriteret, ku secili kriter ka edhe nën kriteret e veta të cilat ne secilin veç e veç jemi duke u munduar ta përmbushim dhe jemi duke punuar intesivisht këto dy ditët e fundit, e shpresojmë së të martën ta dorëzojmë aplikacionin dhe presim vlerësimin nga ekspertët e UEFA dhe të marrim licencën”, ka thënë Berisha.

Presidenti i kampionëve të Kosovës, beson se ekipi i tij mund ta kalojë raundin e parë, sepse sipas tij, në rrethin parë bëjnë pjesë skuadra më kualitet jo edhe aq të mirë.

Top Channel