Anglia mposht Turqinë, shënojnë Kane dhe Vardy

22/05/2016 00:00

Ishte sulmuesi kryesor i Leicester në triumfin historik të kësaj skuadre në Premier League, ndërsa tashmë duket se do të jetë vendimtar edhe te kombëtarja e Anglisë në Euro 2016.

Anglia dhe Turqia zhvilluan një ndeshje miqësore këtë të diel pjesë e fazës përgatitore para Europianit, ku fitues dolën anglezët me rezultatin 2-1.

Kane, golashënuesi më i mirë në Premier League dhe Vardy ishin autorët e dy golave për Anglinë, ndërsa Calhanoglu shënoi golin e vetëm për Turqinë.

Deri në ndeshjen e parë kundër Rusisë në Euro 2016, Anglia do të zhvillojë edhe dy miqësore, një me Australinë dhe një tjetër kundër Portugalisë së Ronaldos.

Top Channel