Shqipëria, përfaqësim në aktivitete ndërkombëtare në garat me kuaj

22/05/2016 00:00

David Mcpherson është fituesi i garës së dytë ndërkombëtare të kërcimit me kuj që zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Në një event ku merrnin pjesë sportistë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga vende të ndryshme të Europës dhe botës, britaniku Mcpherson, i cili është dhe kampion në Britani arriti të fitojë në fund duelin me gjermanin Marcel Muller e shqiptarin Klodian Allajbeu.

Do të kemi vazhdim të garave, do të organizojmë gara mujore, ndërsa do të kulmojë me pjesëmarrjen tonë në Ballkaniadë me 6 shtator në Bukuresht të Rumanisë. Atje do të marrin pjesë tre kalorës shqiptarë. Ne jemi ndër pretendentët kryesorë atje”, shprehet Klodian Allajbeu, president i Federatës shqiptare të sporteve me kuaj.

Në garën e parë që u zhvillua në muajin prill fitues doli gjemani Hilman Meyer, ndërkohë që pas ti u renditën bullgarët Todorov dhe shqiptari Adriatik Tafani.

Top Channel