Pishtari lojërave Olimpike; Një tur emocionues mes Brazilit

22/05/2016 00:00

Rrugëtimi simbolik i pishtarit që simbolizon afrimin e Lojërave Olimpike 2016 u pasurua me një kapitull të ri këtë javë në itinerarin në shumë zona tradicionale të Brazilit.

Në Porto Seguro në provincën e Bahias, pishtari përfshiu dhe një pjesë të njohur të kulturës dhe historisë e së vendit latin, fiset indigjene të Pataksos, një prej grupimeve më të mëdha të popullsisë prej 1 milion banorë që flet mbi 270 gjuhë të ndryshme.

Flaka olimpike përfshiu gjithashtu një grup kërcimtarësh tradicionalë që do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse dhe përmbyllëse të Lojërave. Këto motive u krijuan nga brazilianët gjatë kohës së skllavërisë dhe UNESCO i ka përfshirë në trashëgiminë kulturore.

Rrugëtimi i pishtarit simbolik të Olimpiadës së kësaj vere do të ketë një itinerar të pasur udhëtimi gjatë turit të gjatë më tepër se 20 mijë kilometra.

Top Channel