Zgjoheni herët në mëngjes? Ja 6 hapat për të qenë në formë

22/05/2016 00:00

Krijimi i një rutine është gjithmonë një sfidë, por rutina juaj e re për t’u zgjuar para orës 6 të mëngjesit do të krijojë më shumë mundësi për produktivitet dhe kënaqësi!

1. Vendosni si zile këngën që dëgjoni në palestër
Ne dëgjojmë muzikë të ndryshme në varësi të humorit, apo asaj që jemi duke bërë.

Pyetja është, pse zgjedhim muzikën kur bëjmë stërvitje? Kjo është për shkak se ajo na motivon më te bërë stërvitje ekstra. Kur njerëzit lexojnë apo studiojnë, ata kanë tendencë që të dëgjojnë muzikë klasike.

Pra, pse të mos aplikojnë të njëjtin mentalitet për t’u zgjuar? Shumica prej nesh kanë nevojë për një motivim në mëngjes, kështu që pse nuk e përdorni këngën tuaj të preferuar gjatë stërvitjes.

2. Zgjohuni me zilen e parë, evitoni riprogramimin e ziles
Nëse ju zgjoheni me një tingull standard alarmi, e cila mund të jetë shumë e bezdisshme, shanset janë që ju ta shtyni alarmin të bjerë sërish për të bërë edhe pak minuta gjumë.

Një mënyrë efektive për ta ndaluar veten që ta bëni këtë është ta mbani telefonin, apo zilen tuaj sa më larg krevatit.

3. Mbani një gotë me ujë pranë krevatit
Përgatitja për ditën e ardhshme duke pasur një gotë me ujë gati për ju në mëngjes mund të bëjë goxha ndryshim. Pas gjashtë apo tetë orë gjumë pa konsumuar ujë, i jep sistemit fuqinë e nevojshme.

4. Bëhuni gati për 1 minutë
Pra ku ka jeni dalë tashmë të ngriheni nga krevati, keni pirë gotën e ujit, e tashmë është momenti që të bëni “gjakun të lëvizë”. Të bëhesh gati duke i lënë vetes një afat prej vetëm 60 sekondash do t’ju bëjë më produktivë.

5. Bëni gjërat më emocionuese apo të rëndësishme fillimisht
Është më efektive që të “mashtroni” mendjen tuaj se keni gjera të rëndësishme për të bërë.

Para se bini për të fjetur mendoni për gjërat interesante që keni për të bërë të nesërmen.

6. Hani mëngjes.
Ndonjëherë pjesa më e frikshme e mëngjesit është e gjitha e planifikimit që duhet për të marrë veten në kohë. Duke planifikuar vaktin e parë një natë para, ju do të merrni vendimin për të shkuar në tryezën e ngrënies sa më parë.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të keni ngrënë mjaftueshëm për të mbajtur veten për pjesën tjetër të ditës.

Top Channel