Fëmijëria e “errët” e Cara Delevingne!

22/05/2016 00:00

Modelja dhe së fundmi aktorja bukuroshe Cara Delevingne ka treguar për revistën “W” se ka kaluar një fëmijëri ndryshe nga të tjerët.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël pëlqente gjërat e “errëta” si gjaku apo vdekja. Çdo gjë që lidhej me këto elemente gotike ishte mahnitëse për Cara-n.

“Kur isha e vogël mbaj mend që preva gishtin e dorës, duke u përpjekur të depilohesha me makinën depiluese të babait tim. Nuk mbaj mend të kem ndjerë dhimbje ama isha e mahnitur nga gjaku që derdhej. Mund të them se gati e këputa gishtin. Më ka ngelur akoma shenjë dhe jam e lumtur që e kam akoma, besoj se nuk kam ndryshuar shumë që atëherë” , ka treguar Cara duke qeshur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel