Vetëvrasje duke u hedhur te luanët (KUJDES! Pamje të rënda)

22/05/2016 00:00

Një i ri kilian u zhvesh i tëri dhe u fut në rrethimin e luanëve në Kopshtin Zoologjik të Santiagos, në një përpjekje për të vrarë veten. Ai mbijetoi me dëmtime të rënda pasi mirëmbajtësit vranë dy luanët që po e sulmonin.

20-vjeçari Franco Luis Ferrada Roman u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët thonë se ai papritur u zhvesh dhe hyri në rrethimin e luanëve, të cilët sapo e panë, nisën menjëherë të “luanin” me të. Stafi i kopshtit zoologjik ndërhyri duke qëlluar grabitqarët dhe duke i shpëtuar jetën të riut.

Drejtoresha e kopshtit zoologjik, Alejandra Montalva tha: “Ai hyri me dëshirë në një zonë ku nuk lejohen vizitorët dhe sipas informacioneve tona, ka hyrë nga sipër rrethimit. Më vjen keq për luanët, por kemi një protokoll sigurie që ka prioritet jetën e njerëzve”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel