Austri, qëllon pa dallim në koncertin e motoristëve. Vret dy dhe vetëvritet

22/05/2016 00:00

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një koncert që po zhvillohej në qytetin perëndimor të Austrisë, Nenzing, duke lënë të vrarë dy persona përpara se të vetëvritej.

Lajmi konfirmohet nga policia austriake, e cila shton se 11 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat pa dallim të agresorit, rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të diele.

Autori i kësaj masakre, 27-vjeçar, raportohet të ketë pasur grindje me një grua në një parking makinash. Ai ishte drejtuar për nga makina e tij për të marrë armën dhe kishte nisur të shtinte përpara një turme prej rreth 150 vetësh në koncertin që po zhvillohej prej një klubi motoristësh.

Ai ishte rikthyer sërish në parkin e aty kishte vendosur t’i jepte fund edhe jetës së tij. Rrjeti televiziv shtetëror “ORF” ka zbuluar edhe llojin e armës, një pushkë e ngjashme me armët e gjuetisë. Ndërkohë, mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në gjendje kritike për jetën.

Top Channel