Juve fiton dhe kupën, Milani mbetet jashtë Evropës

21/05/2016 00:00

Juventus rrëmben gjithçka në Itali dhe shkruan historinë, duke bërë të tijën për të dytin vit radhazi kampionatin dhe kupën; Milan për të tretin vit mbetet jashtë kupave të Evropës.

Nuk ishte një ndeshje si ato të zakonshmet e kampionatit, por një duel i dy rivalë klasikë të Futbollit Italian. Dhe kjo për meritë të Milanit, që luajti ndeshjen më të mirë të sezonit. Një mesfushë kompakte dhe kundërsulme të shpejta ishin receta që kuqezinjtë gatuan përballë 5 herë kampionëve radhazi të Italisë. Nga ana e saj Juve tregoi shenja të një lodhje nga sesoni I gjatë, por gjithësesi me shumë racionaltet në veprimet e saj.

90 minutat e lojës së rregullt u mbyllën me Rrjeta të paprekura. Në shtesë ritmi ishte më I ulët, veçanërisht nga kuqezinjtë. Por ambicia e trajnerit Allegri nuk u mjaftua, teksa në minutën e 109 hodhi në fushë spanjollin Morata. Vetëm pak çaste pasi preku fushën numri 9 juventin nuk e pati të vështire të shtynte Topin në rrjetë, pas një krosimi nga Cuadrato.

Milani provoi të barazonte në ato pak minuta të mbetura, por fati I ndeshjes ishte vendosur.

Juve fitoi për të dytin vit radhazi titullin kampion dhe kupën e Italisë. Këtë trofe bardhezinjtë , fitojnë për herë të 11.

Top Channel