Sonte në ring David Haye dhe shqiptari Arnold Gjergjaj

21/05/2016 00:00

Ish-kampioni i botës në boks, anglezi David Haye do të ndeshet të shtunën në mbrëmje në sallën e madhe të ndeshjeve dhe koncerteve në Londër, në “02 Arena”, me shqiptarin me origjinë nga Kosova që banon në Zvicër, Arnold Gjergjaj.

Ky është rikthimi i dytë në ring për ish-kampionin e botës pas largimit nga boksi profesional në 2011. Ndërsa shqiptari Gjergjaj, i cili njihet me pseudonimin sportiv “The Cobra”, ka një rekord impresionues me 29 ndeshje të luajtuara dhe asnjë të humbur, ku 21 prej të cilave i ka fituar me knock out. Ky fakt e bën ndeshjen akoma me interesant, sipas medias angleze.

Gjergjaj, edhe pse nga kompanitë e basteve rezulton humbës në këtë përballje, përpara ndeshjes ka deklaruar se, “kam më shumë besim se gjithëkush tjetër, pasi të gjithë boksierët në renditje kanë humbur ndeshje. Une jam i pamposhtur dhe i motivuar”.

“Unë jam pergatitur dhe trajnuar me boksierët më të mirë në botë, me Vladimir Kliçkon, Tyson Fury dhe Kubrat Pulev. Do të jetë një habi e keqe për David Haye këtë të shtunë”, ka shtuar boksieri shqiptar ne prag te ndeshjes së madhe.

Arnold Gjergjaj ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në dhjetor të vitit të kalaur, ndërsa rivali i tij, ish-kampioni i botës, në muajin janar. Biletat janë thuajse të shitura për tërë sallën disa mijëra vendëshe në “02 Arena” të Londrës.

Top Channel