Xhakës i shkon uniforma e Arsenalit!

21/05/2016 00:00

Duket se nuk ka më supriza të minutës së fundit: Granit Xhaka është një futbollist i Arsenalit të Londrës. Në fakt lajmi ka marrë dhënë nga rrjetet sociale, edhe pse ende klubi londinez nuk e ka nxjerrë zyrtarizimin.

Familja Xhaka ndodhet që prej të premtes në Londër, ndërsa paraditen e së shtunës ata janë pritur në qendrën sportive të klubit, ku mesfuhsori ka bërë vizitat mjekësore, si edhe një set fotografik me uniformën e ‘topçinjve’ që do të mbajë duke filluar nga vera e këtij viti.

Sipas BBC, klubi ka arritur marrëveshjen e dyfishtë me klubin e Borussia Monchengladbach dhe me kapitenin e saj Granit Xhaka. Vlera e tranferimit të 23 vjeçarit është e përafërt me 38 milionë euro dhe Xhaka shihet si përforcim për largimet e mesfushorëve Mikel Arteta, Tomas Rosicky dhe Mathieu Flamini.

Xhaka që në verën e këtij viti do të luajë finalet e evropianit me Zvirën është përforcimi i parë sezonal për Arsenalin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel