Manchester United, 200 mln euro për Neymar

21/05/2016 00:00

Shifrat që lakohen në mekatot e transferimeve çdo verë i kalojnë të parashikueshmet, aq më tepër kur flitet për aksin Spanjë-Angli. Çmenduria më e fundit përfshin dy kolosë të futbollit, Barcelonën dhe Manchester United, e në mes të tyre, Neymar.

Për këtë të fundit mendohet se klubi anglez, që së shpejti do të komandohet nga Mourinho është gati të shpenzojë 200 milionë euro, për transferimin në Old Trafford.

Lajmi është publikuar në të përdtishmen Daily Express, sipas së cilës babai i futbollistit, që është njëkohësisht edhe manaxheri i tij ka konfirmuar shumën e ofruar nga ‘Djajte e Kuq’.

Pak kohë më parë emri i Neymar është lakuar edhe në Madrid, si një prej investimeve kryesore të merkaros së verës. Dhe në këto kushte natyeshëm lind një pyetje: nëse Neymar shitet për 200 milionë euro, po vlera e argjentinasit Messi sa mund të shkojë?

Top Channel