Fabregas nis pushimet para Evropianit

21/05/2016 00:00

Cesk Fabregas vendosi të marrë pushimet në prag të kampionatit evropian të futbollit që do të nisë në 10 qershor në Francë.

Mesfushori i londinezëve të Chelsea së bashku me të fejuarën e tij Daniela, si dhe dy vajzat e tyre Lia dhe Capri është parë në Miami për të shijuar këto ditë relaksi përpara se të vihet nën urdhrat e trajnerit Del Boske.

Cesc Fabregas dhe Daniela u lidhën në vitin 2013 kur bukuroshja me origjinë libaneze u divorcua nga bashkëshorti i saj Eli Taktuk.

Në vitin 2014 Daniela solli në jetë vajzën e tyre të parë Lia, ndërsa në korrik të 2015 Fabregas u ba babai i vajzës tjetër, Capri.

Top Channel