Britani, yjet e artit, apel për qendrimin në BE

21/05/2016 00:00

Fushata elektrorale për referendumin mbi qëndrimin ose jo të Britanisë në BE gjendet tashmë në pikën më të nxehtë, mes sondazheve dhe marrjes së një qëndrimi nga personazhet publike.

282 personalitete, mes të cilëve aktorë, regjisorë, muzikantë, shkrimtarë, artistë, arkitektë e stilistë kanë nënshkruar një apel kundër Brexit.

“Nga galeria më e vogël e artit, deri tek suksesi më i madh kinematografik botëror, shumë prej nesh kanë punuar për projekte që nuk do ta kishin parë kurrë dritën e diellit, nëse nuk do të ishte për kontributin e Bashkimit Europian dhe bashkëpunimit që tejkalon kufijtë kombtarë”, thuhet në letër.

Mes artistëve anglezë që janë kundër shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE janë aktorët Keira Knightley, Helena Bonham Carter, Jude Law dhe Benedict Cumberbatch.

John Le Carre, ish-agjent sekret i Luftës së Ftohtë dhe njëkohësisht një prej shkrimtarëve më të famshëm në Britani; stilistja Vivienne westwood dhe regjisori i “Slumdog Millionaire”, Danny Boyle.

Top Channel