Jose Mourinho, 45 mln euro te Manchester United

21/05/2016 00:00

Jose Mourinho do të jetë trajneri i Manchester United. Dyshimeve i ka ardhur fundi, rreth një lajmi që qarkullon në mediat sportive që ga mesi i muajit shkurt.

Një konfirmim ky që hedh poshtë edhe hipotezat se trajneri portugez mund të kishte një rikthim te Interi, mbase një vit pushim apo edhe impenjimin në një prej ekipeve kombëtare.

Tanimë zyrtarizimi sipas të përdtishmes ‘AS’ do të zyrtarizohet vetëm pak orë pas finales së FA Cup, ku ‘Djajtë e Kuq’ do të jenë përballë Crystal Palace.

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes finale, koha Louis Van Gaal do të konsiderohet e mbyllur. Negociatat mes zv/presidentit të klubit anglez, Ed Woodward dhe agjentit të portugezit Jorge Mendes, kanë arritur një fund pozitiv, pas muajsh tratativash.

Ish-trajneri i Chelsea do të firmosë kontratën për 3 sezone, me një përfitim prej 15 milionë eurosh në sezon, ose më saktë 45 milionë euro në total. Më parë Mourinho ka prishur kontratrën me londinezët e Chelsea më 20 dhjetor 2015.

Top Channel