Shqipëria në Euro 2016, jashtë Salihi, në Francë shkon Rashica

21/05/2016 00:00

Të pakta kanë qenë surprizat. De Biasi ka grumbulluar të njëjtët që kanë qenë thuajse në të gjitha ndeshjet eliminatore dhe miqësore të deritanishme, por gjithësesi, për askënd nuk ka lejuar të pyetet, si për të grumbulluarit dhe për ato që ka lënë jashtë.

Listës së futbollistëve u mungon padyshim emri i Hamdi Salihit, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, i cili mbeti jashtë listës së sulmuesve. Vendin e tij në këtë listë e ka zënë Milot Rashica, sulmuesi që luan në kampionatin holandez me Vitesen.

Jashtë listës paraprake ka mbetur dhe shumë i përfoluri Alban Meha, ndërsa janë konfirmuar të rinjtë Veseli dhe Rrahmani. Trajneri ka konfirmuar se Xhaka ka një problem fizik, por që mund të rikuperohet në kohë për finalet.

Shqipëria në grumbullimin e saj në Austri do të zhvillojë 2 takime miqësore me Ukrainën dhe Katarin. 

Lista paraprake

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj, Veseli.

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica, Gashi.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel