Ai do të japë kontributin e tij modest në ndihmë të fëmijëve jetimë në Shkodër. Kantautori Vlashent Sata do të performojë “live” jetën e tij nga albumi “Hana e plotë”, në një koncert recital në Shkodër dhe të ardhurat e mbledhura do t’i ofroje për ta.

“Duhet të mësohemi të flasim, të nënvizojmë gjërat e mira dhe njerëzit e mirë që bëjnë të tilla gjëra përditë e që nuk shihen. Dua të mbështes sa të kem forcë vendin tim”, tha Vlashent Sata, kantautor.

Zëri dhe timbrika e veçantë, stili i tij identifikues, poezia dhe thjeshtësia e bëjnë artistin të ndiejë pastërtinë e fëmijës.

Në 1 orë e 30 minita, publiku do të ndiejë këngët e tij që flasin për lojërat, dashurinë dhe sfidat e së ardhmes. Koha e tij më e bukur e jetës dhe ngjarje të sjella nga familja dhe përjetimet e tij personale.

“Temat janë përgjithësisht sociale, ose personale, për tolerancën midis njerëzve dhe gjykimit, për gjykimin. E di unë, e ke gabim, ta them unë”, tha Vlashent Sata.

Koncerti e ka fillimin në datën 23 në Shkodër, më pas më 25-26 në Qendrën Kulturore Tirana, për të vijuar me Parisin, aty ku ai zhvillon më së shumti aktivitetin artistik.

Top Channel