Demi Rose, e dashura e re e Tyga-s?

20/05/2016 00:00

Menjëherë pas ndarjes me bukuroshen Kylie Jenner, reperi Tyga s’ka humbur asnjë minutë për të gjetur një të dashur të re. Ai ka qenë nën shoqërinë e modeles britanike Demi Rose Mawby.

Ata janë parë disa herë bashkë në momentin kur dolën thashethemet që Kylie po kalon një romancë me reperin PartyNextDoor. Ata janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë festivalit të Kanës, por edhe duke shijuar një ditë të zakonshme në rrezet e diellit.

Modelja 21-vjeçare, Demi, e cila ka mbi 1.1 milion ndjekës në “Instagram” ngjason jashtë mase me Kylie Jenner, gjë që na bën të kuptojmë se Tyga ka një preferencë specifike për femrat.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel